Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Shefe Luana, si shefja e “Vogue”


Luana nuk paska vetëm emrin si bashkautore në “Shiko kush luan”. Ajo qenka vërtet e tillë dhe qenka në të gjithë kuptimet. Jo vetëm që ka përveshur mëngët për të punuar, për të bërë gati pyetjet e për të sistemuar gjërat, por edhe në qëndrim është e tillë. Njëlloj si shefja e “Vogue”, Anna Wintour. Ajo flet dhe ata që janë rreth e rrotull mbajnë shënime. Po këta të tjerët nuk duken shumë, vetëm duart iu duken që po shkruajnë dhe po dëgjojnë me vëmendje.

(Postimi i Luanës në Instagram)

Nuk ka diell vezullues brenda zyrës, po Luana s`i heq syzet nga sytë. Thua t`i ketë harruar vënë? Në një foto që ka postuar pak minuta më parë, duke punuar, syzet e mëdha, gold, i ka të vëna. Mbase i ka dalë nga mendja t`i heqë. Po sikur të kishte harruar t`i hiqte, se edhe ndodh, do ta kishte kuptuar gabimin kur të shikonte foton. E me siguri nuk do ta postonte. Edhe shefja e “Vogue”, Anna Wintour i mban vënë në zyrë. E pra, ndoshta atë ka parë shefe Luana. Po t`i shtojmë edhe pseudonimin gjenerale, që Luana tha se i ka ngjitur stafi i “Shiko kush luan”, i bie që ajo është në rregull me gjithë syzet, zyrën dhe shefllëkun. Ç’ka Anna Wintour më shumë se Luana?

(Anna Wintour, foto nga Vogue)

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *