• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    SHBA pranon të punojë me Albin Kurtin kryeministër


    Pas suksesit në zgjedhjet elektorale të së dielës, ku Lëvizja Vetëvendosje (VV) dyfishoi numrin e votuesve, të mërkurën në mbrëmje një delegacion i VV i përbërë nga kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kryetari i VV, Visar Ymeri, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delawie.

    Takimin e kanë konfirmuar për “dialogplus” disa pjesëmarrës si dhe burime ndërkombëtare.

    “Në takim u lavdërua procesi zgjedhor, ndërsa delegacioni i VV e njoftoi ambasadorin se çfarë mendon Lëvizja Vetëvendosje të ndërmarrë në qeverisje me 40 pikat e programit të saj”, tha njëri nga pjesëmarrësit në takim. Ambasadori Delawie, sipas këtij burimi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të bashkëpunojnë me atë qeveri që i siguron numrat, pra 61 deputetë”.

    Të martën Albin Kurti, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri janë takuar me ambasadorët e Francës dhe Italisë, ndërsa të mërkurën janë zhvilluar takime me ambasadorin e Britanisë së Madhe dhe me shefen e EULEX-it, Nataliya Apostolova.

    Të hënën delegacioni i Vetëvendosjes ka takuar edhe ushtruesen e detyrës së ambasadores së Gjermanisë në Kosovë.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690