• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kosova Të gjitha

    SHBA nuk humbet kohë: Qeveria e re e Kosovës të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë


    Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit citohet të ketë thënë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqja e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

    Zëdhënësi ka uruar popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare. Emri i tij nuk bëhet me dije nga VOA, por sipas tij pritshmëritë e Amerikës janë të qarta, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve

    “Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”. Linku origjinal nga VOA këtu./ Tiranapost.al. E.B

    Albin Kurti do ta nisë dialogun me serbët e Kosovës: Me Serbinë do kryesoj vetë ekipin negociator

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]