• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    SHBA feston edhe në Tiranë ditën e Pavarësisë, Moses-One: Historitë tona kombëtare në drejtimin e duhur


    Ambasada Amerikane zhvilloi sot në mbrëmje pritjen me rastin e festës kombëtare. Të pranishëm në këtë pritje ishin zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësues politikë dhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

    E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane, Leyla Moses-Ones në festimin e Ditës së Pavarësisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara theksoi në fjalën e saj se “historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik”.

    “Ne amerikanët e konsiderojmë veten kujdestarë të kësaj fryme revolucionare, të asaj shprese dhe optimizmi të pamatë të ëndrrës amerikane… Edhe Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit gjithashtu për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka – përfshi jetët e tyre – si për të përfytyruar, ashtu edhe për të punuar për një fillim të ri për vendin tuaj. Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik”, theksoi ajo. /Tiranapost.al/