Aktualitet

SHBA e do Malin e Zi në NATO

SHBA-të kërkojnë që Mali i Zi të anëtarësohet sa më shpejt në NATO. Kjo kërkesë vjen nga sekretari amerikan i shtetit Rax Tillerson i cili i ka dërguar një letër lideëve të Senatit ku ka kërkuar që të miratohet kërkesa e Malit të Zi për tu anëtarësuar në NATO.

Anëtarësimi i Malit të Zi ka interes të madh për SHBA, shkruajnë mediat e huaja ndërkohë që në letrën e dërguar në datën 7 mars, Tillerson shkruan se pranimi tregon mbështetje për integrimin, reformën demokratike, tregtinë, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Votimi në senat është shtyre për muaj të tërë pasi dy senatorë republikanë kanë patur vërejtje.

Mali i Zi deri tani ka marrë mbështetjen nga 24 vende aletate të NATO-s nga 28 që janë gjithsej.

Image result for mali i Zi in NATO

Rusia është kundër sepse sipas saj nuk është e nevojshme një zgjerim i NATO-s, aq më tepër me shtimin e Malit të Zi, që sipas Rusisë është një vend shumë i vogël që nuk do luajë asnjë rol me rëndësi.