Aktualitet

SHBA dhe OSBE apel politikës: Bëhuni bashkë për Reformën, të gjitha partitë të futen në zgjedhje

SHBA dhe OSBE apel politikës: Bëhuni bashkë për

Ndërkombëtarët i kanë bërë sërish sot thirrje politikës shqiptare që të gjejnë gjuhën e dialogut për të ecur përpara. Në dy aktivitete të ndryshme, mesazhi i SHBA, BE dhe OSBE ishte në një linjë: Miratoni reformën zgjedhore dhe të gjitha partitë të futën në zgjedhje.

Në një fjalim emocional, mes lotësh, pasi rrrëfeu humbjen e nënës së saj nga kanceri i gjerit, e ngarkuara me punë e SHBA i bëri thirrje politikës të bëhet bashkë për reformën zgjedhore.

“Drejtuesit politikë të Shqipërisë të bashkohen për ta çuar vendin përpara. Së bashku, për një kauzë të përbashkët. Kur t’i lini mënjanë dallimet tuaja dhe bashkoheni në të mirë të publikut, do ta drejtoni këtë vend me frymëzim. Udhëheqësit shqiptarë që punojnë së bashku për të dhënë një shembull të shkëlqyeshëm për qytetarët tuaj. Zhvillim ekonomik, paqe dhe siguri, ndoshta edhe Reformë Zgjedhore”, tha Moses-Ones.

OSBE:Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime! Të gjithë në zgjedhje!

Ndërkohë, në një takim me studentë në Shkodër, ambasadori i OSBE, përsëriti thirrjen ndaj opozitës që të futet në zgjedhje. Po tentojnë çdo formë që opozita dhe qeveria të ulen për bisedime, tha ai gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

“Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politik të marrin pjesë në zgjedhje”

Deklarata për gazetarët:

Gazetari: A do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Borchard: Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri. Nxisim të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhje. Nxisim diaogun dhe zgjidhjen e përbashkët të problemeve.

Gazetari: A është Kuvendi legjitim?

Borchard: Të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017

Dy mesazhe të qarta për qeverinë dhe opozitën që të gjejnë gjuhën e dialogut dhe të ulën në tryezën e bisedimeve./Përgatiti Tiranapost/A.C

http://www.tiranapost.al/ambasadorja-e-shba-ndan-mes-lotesh-historine-personale-dhe-i-ben-apel-politikes/

http://www.tiranapost.al/osbe-po-tentojme-ne-cdo-forme-te-kete-bisedime-opozita-te-futet-ne-zgjedhje/