Botë Te gjitha

SHBA dhe Izraeli tërhiqen së bashku nga UNESCO


SHBA dhe Izraeli janë tërhequr bashkërisht nga agjensia kulturore e OKB-së UNESCO, pas vendimit të këtij forumi për të bërë monumente disa site historike palestineze duke iu mohuar identitetin e tyre të plotë hebraik.

Vendimi është marrë fillimisht nga SHBA pas notave të shumta të protestës të bëra nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Ky i fundit është një nga liderët më mbështetës në botë të presidentit Trump të cilin e përshëndeti edhe në fjalimin e tij në OKB.

Ai e ka cilësuar këtë largim të SHBA-së si “të moralshëm dhe të guximshëm kundër një teatri absurd që në vend të ruajë historinë e shkatërron atë.” K.H/ tiranapost.al

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *