• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    SHBA: Ata që braktisen mandatet, të lënë të tjerët të punojnë! Qeveria e parlamenti njihen ndërkombëtarisht


    Ambasada e SHBA i ka bërë thirrje opozitës që të mos shkaktojë dhunë nesër në protestën para kryeministrisë. Përmes një deklarate, SHBA nënvizon se qeveria dhe parlamenti jane legjitime dhe njihen ndërkombëtarisht. Ambasada u bën thirrje ish-deputetëve që braktisen mandatet dhe qytetarët, që të mos pengojnë punën e deputetëve të rinj që po futen në parlament.

    “Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”/Tiranapost/A.C

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]