Showbiz Te gjitha TIP top

Sharmi vjen pas të 40-ave


Mosha është një numër…që në disa raste zbukuron jetën tonë. Sidomos në rastin e personazheve që do t’u tregojmë më poshtë ku vlen të thuhet me plot gojën shprehja ‘Duke u plakur…duke u zbukuruar’. Rrudhat, thinjat e shëndeti (i tepërt ndondjëherë) u ka dhënë nur.

Sigurisht edhe grimi,  ndërhyrjet e cilësitë e fotove bëjnë të vetën,  por këto vlejnë për gratë më shumë se Agron Llakajn për shembull e ka zbukuruar thjesht fakti që po plaket…

ag1
Agron Llakaj

Fatmira Breçanit ia kanë dhënë sharmin kilet. Ka qenë gjithë jetën elegante, po në versionin post ’40 na pëlqen më shumë.

ag2fatmira
Fatmira Brecani

Irmën, para të ’40-ave e kemi identifikuar me flokët e shkurtër, po fotoja në të djathtë na tregon që ajo kishte humbur për flokët deri tek qafa, vetullat pak më të plota…po dhe rrudhat seç i kanë dhënë një nur tjetër.

ag3irma
Irma Libohova

Marjana Kondi, ka qenë gjihmonë një figurë e dashur dhe simpatike për ne, por kripën e ka marrë 10 vitet e fundit. Nëse para 10 vitesh nuk e imagjinonim dot bionde, sot themi që portreti i saj ka më shumë dritë me flokët e verdhë.

mako
Marjana Kondi

Pak vetë e mbajnë mend Robert Aliajn në vitet ’80 kur këndonte ‘Dashuria’ e ‘Dy gjysma molle’, prandaj po e risjellim në versionin me flokë për brezin e sotëm. Përfundimisht është më mirë në versionin tullac apo jo?

ag5roberti
Robert Aliaj

Thonë që shëndeti të zbukuron, por Monika Kryemadhin e ka zbukuruar eleganca. Vitet e fundit kemi vënë re tek ajo një siluhetë më të rafinuar, i dalin në pah mollëzat dhe flokët lajthi japin më shumë dritë portretit të saj, larg ngjyrave të forta që përdorte dikur.

monikaaa
Monika Kryemadhi

Meryl Streep mund të jetë ndër të paktat gra në botë që e kanë zbukuruar rrudhat. Edhe pse nuk ka pranuar të bëjë ndërhyrje në hundë, kjo se ka penguar të duket e hijshme.

ag6meryl
Meyl Streep

A ju besohet që vajza në të majtë është Hillary Clinton? Larg imazhit të sotëm apo jo…?Me kalimin e  viteve, ngjyra e syve sikur i është bërë më e theksuar dhe portreti i saj është gdhendur e rafinuar dukshëm.

ag7hlary
Hillary Clinton

George Clooney. Është 57 vjeç, por padiskutim shumë më tërheqës se 30 vite më parë. Ndoshta e ka gjetur sekretin tek Yoga, por me rrudha dhe flokë të bardhë është në versionin më të mirë.

george
George Clooney

 

O.Zh/Tiranapost.al/

Na kontaktoni: [email protected] /

+355684081690

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *