Aktualitet

Shansi i ri i Albin Kurtit

Albin Kurti, kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje që fitoi shumicën e votave si parti e vetme kërkon të bëjë koalicion me LDK-në, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve.  Kurti thotë se mbështetja që LDK ka marrë prej elektoratit të saj për kandidatët, tregon rrugën e qartë që kjo parti duhet të ndjekë. Këtë kërkesë ai e ka  postuar në rrjetin social Facebook.

ehA

Që Lidhja Demokratike e Kosovës të mbetet në opozitë, ky nuk është opsion. Mbetja në opozitë e LDK-së dhe mosbashkëpunimi me Vetëvendosjen, do të thotë thjesht se LDK-ja po heq dorë nga synimi për largimin e Klanit Pronto nga pushteti, e kjo dorëheqje nuk i duhet as vendit e as popullit.”

Duket se edhe në elektoratin e LDK-së ka ndodhur një zgjim: vota e tyre e theksuar për kandidatët që janë shquar me qëndrime kundër Klanit Pronto e ka dhënë porosinë e qartë se si LDK-ja duhet të përcaktohet dhe ia ka vizatuar asaj rrugën që duhet ta ndjekë.” Në një intervistë për mediat në Kosovë Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër është shprehur se nuk ka formula të tjera për krijimin e qeverisë përveç koalicionit me PAN. Haradinaj thotë se ka mbështetje nga 39 deputetë për t’u zgjedhur kryeministri i ri i Kosovës. Tiranapost.al E.B

eh