SPORT

Shakira bën gafën e vitit në festën e Barcelonës

Festës së Barcelonës nuk i ka shpëtuar as këngëtarja kolumbiane Shakira e cila ishte në stadium duke ndjekur lojën e bashkëshortit të saj.

Në momentin e golit të Sergi Roberto, e rrëmbyer nga gëzimi, ajo nxitoi të postonte një video të Camp Nou ku duhej të shkruante:

"un momento para los anuales de la historia"

Por në fakt Shakira ka harruar të vendosë një gërmë dhe fjalia e saj ish shkruar:

""un momento para los anales de la historia"

Që e përkthyer në shqip do të thotë:

"Një moment për analet e historisë"

Gafën e bërë Shakira e ka rregulluar shpejt, pas disa minutash, por aq mjaftoi sa ne profilin e saj të vinin një lumë komentesh duke e tallur këngëtaren për atë që kishte shkruar.

IMG_8232