Aktualitet

Shakaja e Berluskonit në ditëlindjen e të birit

Kishte thënë se nuk mund të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së të birit për shkak të impenjimeve, por kur familja shkoi në restorant për të festuar, e gjeti aty, të fshehur pas një gazete. Kjo ishte surpriza e Silvio Berluskonit për ditëlindjen e të birit, Pier Silvio, sipas të përjavshmes italiane Chi.

chi1

Zëvendëspresidenti i Mediaset ka festuar 48-vjetorin e tij me një darkë familjare në Portofino së bashku me partneren Silvia Toffanin, të birin Lorenzo, të motrën Marina dhe kunatin, Maurizio Vanadia.

Dhuratën më të veçantë ai e mori nga i ati të cilin e gjeti në restorant, të ulur në tryezë pas një gazete. Pasi ka festuar ditëlindjen me të dashurit e tij, ai ka pozuar për një foto-kujtim me gjithë familjen në dalje të restorantit./O.Zh

chi2