Aktualitet

Sezoni turistik/ Ja 9 vendet shtetasit e të cilave, do të mund të hyjnë pa viza në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme në mbledhjen e saj heqjen e përkohshme të vizave për qytetarët e 9 shteteve, që tashmë do të mund të hyjnë në Shqipëri vetëm duke përdorur pasaportën e tyre.

Vendimi parashikon që shtetasit e Rusisë, Arabisë Saudite, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Katarit, Omanit, Tajlandës, Kinës dhe Bahrejnit të hyjnë në territorin shqiptar vetëm me anë të një pasaporte, nga data 1 prill deri më 31 tetor të po këtij viti.

Ky vendim është marrë me qëllim nxitjen e turizmit veror në vendin tonë duke eliminuar burokracitë dhe shpenzimet që largon shumë njerëz nga brigjet shqiptare. K.H/ tiranapost.al