• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Filma Të gjitha

    Sezoni i fundit i House of Cards, Robin Wright: Trump na prishte planet, me Kevin Spacey nuk kam folur më


    “Që në fillim e denim se Claire nuk do të ishte thjesht gruaja e një politikani”, thotë Robin Wright, sot 52 vjeç. Personazhi i saj Claire Underwood arrin deri në presidencën e Shteteve të Bashkuara në sezonin e gjashtë dhe të fundit të “House of Cards” që do të nisë më 2 nëntor në Netflix.

    Si ishte të rikthehesh në xhirimet e House of cards pa Kevin Spacey?
    Ishte diçka me të cilën do të duhej të përshtateshim të gjithë, producentët, Netflix, aktorët. Kemi bërë shumë diskutime, na u desh kohë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe për këtë shkak u mbyllëm me muaj të tërë për të vlerësuar alternativat që kishim. Klima ishte shumë e tensionuar, asnjë nuk dinte ç’të bënte. Por vendimi final u mor i tillë sepse menduam për fansat e filmit dhe për të mbajtur në këmbë trashëgiminë e tij. Dhe prandaj përse të mos e mbyllnim filmin me historinë që kishte qenë gjithmonë: të gjithë e dinim se Claire do të bëhej presidente. Vetëm ndryshoi mënyra se si ndodhi kjo gjë.

    Keni folur më me Spacey, pas kaq kohësh bashkë?
    Jo, asnjë kontakt. (Ngre sytë lart dhe lë të kuptohet se është më mirë ta lëmë këtë temë.) Përveshëm mëngët dhe rishkruam gjithçka nga e para. Gjithmonë ka pasur një lidhje të fortë mes nesh dhe ajo nuk ka ndryshuar.

    Cilat kanë qenë pengesat dhe kënaqësitë e një roli protagonist?
    Asnjë pengesë, përveç faktit se ditët e mia kanë qenë më të gjata. Kam drejtuar edhe episodin e fundit, të cilin e kemi ndryshuar në moment të fundit dhe mendoj se do t’ju shokojë. Sigurisht na është dashur të ndjekim edhe atë që ndodhte në Washington, por me presidentin që kemi edhe gjërat më absurde që mendonim, ai i bënte realisht. Sikur po na kopjonte! Kështu që na është dashur t’i ndryshojmë vazhdimisht idetë. Ishte e rëndësishme të shihnim se çfarë do të thotë një grua presidente, me një staf vetëm me gra, si i marrin vendimet në mënyrë më bashkëpunuese. Është një qasje e ndryshme.

    Sipas jush, përse nuk kemi pasur ende një grua presidente?
    Sepse janë manipuluar zgjedhjet? Është një hipotezë për të cilën kanë folur, e di, por është një pyetje interesante duke parë se ka kaq shumë vende që drejtohen nga gratë, ndërsa ne që jemi vendi i mundësive nuk e kemi pasur kurrë. Unë kam vetëm një fjalë për gjithë sa ndodh në këtë vend: katastrofë! Por nuk heq dorë nga shpresa për të parë një presidente grua, e cila do të sjellë vërtetë ndryshimin.

    Në sezonin e ri shtohet edhe më shumë influenca e koorporatava në politikë.
    Nuk dua ta komentoj shumë administratën tonë, por qëllimi i kësaj serie ishte pikërisht të hidhnim dritë mbi personazhet që imitojnë Tea Party. Është e vërtetë, Amerika e koorporatava kërcënon demokracinë dhe krijon armiqësi të për Claira. Ajo ka mësuar më të mirën nga Franku dhe duhet ta përdorë më së miri talentin e saj për të rezistuar, sepse është grua. Duhet të bëjë miq për të krijuar armiq të rinj.

    Çfarë do t’ju mungojë nga Claire?
    Veshjet. Nuk munda të mbaj as edhe një kostum sepse po i përgatisin për një ekspozitë përreth botës. Stili i Claire ndryshon nga një sezon në tjetrin dhe bëhet gjithmonë e më “ushtarak” sa më shumë i afrohet pushtetit.

    Çfarë prisnit nga Claire kur nisët këtë seri?
    Pikërisht atë që bënë: Claire dhe Francis kishin nj marrëveshje, një bashkim korrupsioni dhe eficense që u ushqye me dashuri dhe respekt. Ajo që nuk dinim në fillim, ishte se si do të bëheshin rivalë. David Fincher, regjisori i parë, thoshte gjithmonë se do ta kuptonim bashkë. Dhe kështu ndodhi./Tiranapost.al