Filma Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

“Sex and the City” po vjen për të na mërzitur të gjithave. Mr. Big do vdesë


Rreth një vit më parë, fansat e ‘Sex and The City’ u zhgënjyen kur mësuan se planet për të xhiruar sezonin e tretë të filmit  u anulluan pasi Kim Kantrall refuzoi të vazhdonte me rolin e Samantha Jones.

Atëherë flitej se arsyeja e largimit të saj ishin kërkesat prej dive, gjë që çoi në një konfrontim mes saj dhe protagonistes Sarah jessica Parker.

Por lajme të reja vijnë nga një ndër filmat më të ndjekur.

E imagjinoni dot ‘Sex and the City’ pa Mr.Big?

Foto nga Google

Skenaristët e filmit po planifikonin  që në vazhdim  Mr.Big  të vdesë. Mendohet që ai të vdesë në dush nga një atak kardiak dhe pjesa tjetër e filmit të përqëndrohej më shumë rreth Carriet që do të rimëkëmbej pas vdekjes së tij sesa në marrëdhënien mes mikeshave.

Foto nga Google

Pas kësaj, u fol se ishte pikërisht kjo arsyeja pse Kim kishte refuzuar rolin. Ajo mendonte se roli i saj do të zbehej pasi vëmendjen do ta merrte Carrie me vdekjen e bashkëshortit.

Foto nga Google

Parker ka folur për refuzimin e Kantrall dhe madje i është lutur që ta rishohë edhe njëherë vendimin për të mos marrë pjesë.

*Ky post u përshtat nga www.edition.cnn.com