Aktualitet

"Sex and the city" nuk duhet të mbaronte kështu. Autorja e serialit kult na habiti të gjithëve

Candace Bushnell, autorja e serialit që na çmendi të gjithëve “Sex and the city”, ka deklaruar për “Guardian” atë që askush nuk e priste: «Në  jetën reale Carrie dhe Big nuk do kishin përfunduar bashkë”. Por publiku i donte. Dashuria e tyre ishte një si punë biznesi”.

sex_and_the_city_film_bigs_romantic_proposal

Në djall lulet e portokallit. Carrie dhe Big, historia e të cilëve u kthye për ca vite të mirë në përrallën më të bukur moderne të dashurisë, nuk duhet të kishin shijuar fundin e lumtur. Ajo që e thotë për britaniken “The Guardian”, është Candace Bushnell, rubrika me temë seksuale e të cilës, nga publikimi në Neë York Observer u bë libër e më pas seriali që ne njohim “Sex and the City”.

Sarah Jessica Parker dhe Chris Noth, sipas një pjese të publikut, nuk duhet të kishin kurorëzuar ëndrrën e tyre të dashurisë. Por “Sex and the City”, në transmetim në vitet 1998 -2004, na bëri realitet atë që ëndërronim ne, pjesa dërrmuese.