• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    ‘S’është bërë asgjë në Sukth’. Ministri Çuçi-Bashës: Janë 250, i thotë me emra e mbiemra banorët që janë dërguar në hotel


    Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Bledi Çuçi inspektoi këtë pasdite punën e grupeve të verifikimit të dëmeve nga tërmeti në zonën e Sukthit. Çuçi tha se në këtë zonë ka prezencë në terren grupe ekspertësh të huaj dhe shqiptarë të cilët po inspektojnë të gjithë banesat e dëmtuara në njësinë administrative të Sukthit. Ministri Çuçi tha se të gjithë banorët e dalë të pastrehë në zonën e Sukthit janë akomoduar në hotele që ditën e parë kur nisi ky proces.

    Nga ana tjetër ai ka garantuar çdo banor të kësaj zone se vëmendja e grupeve të vlerësimit dhe e shtabit është e gjitha tek ata.

    “Sapo u takuam me një grup ekspertësh të huaj dhe vendas që po inspektojnë banesat në këtë zonë. Përfitoj nga rasti të them dhe njëherë se grupet e vlerësimit dhe vëmendja e Shtabit të Emergjencave e pushtetit vendor është në çdo zonë të prekur nga tërmeti. Dua të përgënjeshtroj çdo zë që thotë se nuk është bërë asgjë në Sukth. Vetëm nga Sukthi sot që flasim kemi 250 persona që janë akomoduar në hotele. Për të qenë sa më bindës unë po ju lexoj disa prej emrave që janë akomoduar në hotele që ditën e parë kur nisi akomodimi:

    -Agim kanina
    -Denada kasa
    -Klajdi laho
    -Natasha laho
    -Hëna kasa
    -Nadire shehu
    -Arjana shehu e me radhë, këto janë banorë të sukthit të akomoduar për njerëzit të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë. I gjithë shteti është në këmbë për t’iu përgjigjur çdo nevoje. Ju lutem spektaktorëve nëse nuk na japin një dorë të paktën të mos na rrinë nëpër këmbë”, u shpreh ministri Çuçi.

    Në zonën e Sukthit aktualisht janë ekspertë grekë dhe shqiptarë që po punojnë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti.

    Publiée par Bledi Çuçi sur Mardi 3 décembre 2019

    Basha nga Sukthi. / Tiranapost.al. 

    Live nga Sukthi- Boll më me fjalë, boll më me shfaqje! Le ti shkojmë në ndihmë njerëzve!

    Live nga Sukthi-Boll më me fjalë, boll me shfaqje! Le ti shkojmë në ndihmë njerëzve!

    Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 3 décembre 2019

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post