Aktualitet

Sërish tragjedi në Mesdhe, përmbyset anija me 500 emigrantë

Tjetër tragjedi ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm, një anije me 500 emigrantë në bord e nisur nga porti libian Zuara me destinacion Italinë u përmbys, duke shkaktuar mjaft viktima.

Ngjarja ndodhi 30 milje larg portit libian, operacionet e shpëtimit nga  bregdeti italian kanë nxjerrë nga deti trupat e 34 viktimave, mes tyre edhe fëmijë.

Emigrantë të tjerë kanë shpëtuar por sipas rrëfimeve numri i të mbyturve është ende më i madh dhe se nuk kanë dalë akoma në sipërfaqe.

Sipas Organizatës Botërore për Refugjatët nga janari i vitit 2017 e deri më sot, mbi 50 mijë emigrantë e rreth 39 % më shumë se një vit më parë kanë mbërritur në Itali përmes rrugës detare të Mesdheut.

Zona mbetet nga më të rrezikshmet për emigrantët, gjatë vitit 2017 ka shkaktuar rreth 1400 viktima.

Sipas të dhënave gjatë 15 viteve të fundit janë rreth 30 mijë emigrantë të që kanë humbur jetën në Detin Mesdhe i cili çdo ditë e më shumë i ngjan një varreze ujore. Tiranapost.al E.B

Capture