Aktualitet

Sërish theksi tek Vettingu; Rama me përfaqësues të biznesit: Gjykatat tjetërsojnë pronat, dëm edhe shtetit

Sërish theksi tek Vettingu; Rama me përfaqësues të biznesit:

Së fundi në çdo takim të Kryeministrit dhe jo vetëm, theksi vendoset tek Vettingu. Kështu ka ndodhur edhe sot gjatë një takimi të Ramës me përfaqësues të biznesit. Me ta është diskutuar lidhja që ka procesi i Vettingut me çështjen e pronave të keqadministruara nga gjykatat.

Zoti Rama ka akuzuar institucionet e drejtësisë, të cilat sipas tij, duke rënë pre e korrupsionit kanë tjetërsuar pronat edhe në dëm të shtetit.

“Ka raste kur gjykata vendos mosnjohje të pronës dhe kur në Apel prona grabitet. Rastet abuzive të gjykatave në lidhje me pronat kanë qenë edhe në dëm të shtetit. Një pronë që i takon shtetit ikën e grabitur nga gjykata”, ka thënë Rama.

Të mos harrojmë se disa ditë më parë ishte Kryetari i Bashkisë shprehu shqetësimin e tij, duke thënë se Bashkisë i janë bllokuar 40 projekte vetëm për shkak të korrupsionit në Gjykata./ Copyright Tiranapost.al