Kosova Te gjitha

BE sërish presion Kosovës: Hiqni tarifën ndaj Serbisë


Bashkimi Evropian vazhdon presionin ndaj Kosovës për të hequr tarifën ndaj Serbisë. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq paralajmëroi Prishtinën se pa anulimin e tarifës ndaj mallrave serbe nuk mund të ketë klimë për të vazhduar dialogun.

“Bashkimi Evropian, si ndërmjetës, nuk i komenton pozicionet individuale të palëve në dialog, por është më se e qartë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Tarifa duhet të hiqet, dialogu është e vetmja rrugë përpara”, ka deklaruar Kocijançiq.

Zëdhënësja e BE-së, ka thënë se BE-ja po përpiqet për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për një normalizim të plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që njëherësh do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve./Referuar REL/Tiranapost/A.C