Aktualitet

Sërish ‘futen duart’ në telefonin e Jeff Bezos! Princi Saudit mohon të ketë lidhje, por misteri i sms-së lidhet me gazetarin Khashoggi

Sërish ‘futen duart’ në telefonin e Jeff Bezos! Princi

Një mesazh në WhatsApp nga numri në emër të princit të kurorës në Arabinë Saudite Mohahmed bin Salman në telefonin e miliarderit të Amazonës Jeff Bezos ka ngritur dyshime dhe lëkundur marrëdhënien mes dy shteteve. Kjo pasi mesazhi i dërguar në WhatsApp dhe i klikuar nga Jeff Bezos ka çuar në hakerimin e telefonit të tij dhe shpërndarjen e disa të dhënave.

Crown prince of Saudi Arabia Mohammad bin Salman Al Saud and the founder Amazon Jeff Bezos.

Arabia Saudite ka mohuar përfshirjen e princit në këtë histori hakerimi, ndërsa nga SHBA thuhet se kjo ngjarje është absurde dhe se duhet të bëhet një hetim i plotë.

Image result for Khashoggi Washington Post

Thuhet se ky sulm teknologjik nga Arabia Saudite lidhet me vrasjen e gazetarit kritik të qeverisë saudite i cili shkruante artikuj në Washington Post, media pikërisht nën zotërimin e Jeff Bezos.

Image result for Jeff Bezos Mohammed bin Salman

Financial Times shkruan se pas mesazhit me një video të dërguar në telefonin e Jeff Bezos, filluan të shpërndaheshin të dhëna që gjendeshin në telefonin e miliarderit edhe drejt numravr të tjerë.

Nga Twitter-i i Ambasadës Saudite në Amerikë mohohet çdo përfshirje e princit dhe bëhet thirrje që të hetohet e plotë kjo ngjarje.

Twitter post by @SaudiEmbassyUSA: Recent media reports that suggest the Kingdom is behind a hacking of Mr. Jeff Bezos' phone are absurd. We call for an investigation on these claims so that we can have all the facts out.

Jeff Bezos vetë apo përfaqësues të Amazon nuk kanë dhënë komente për ngjarjen, që vjen pas publikimit të disa mesazheve private të Bezos vitin e kaluar, të cilat u publikuan në tabloidin American National Enquirer.

Në shkurt të vitit 2019, Bezos hapi gjyq ndaj tabloidit me akuzat për zhvatje dhe shantazh pasi u publikuan mesazhe mes tij dhe të dashurës së tij, Lauren Sanchez./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/opinioni-fundit-jamal-khashoggi-perdja-e-hekurt-e-botes-arabe-dhe-liria-e-shprehjes-qe-media-ka-nevoje/