• Shqip
  • English
  • E martë, 20 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Bota e Burrave Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Seriozisht tani, a ka rëndësi për atë nëse ti nuk depilohesh aty?


    Kur shihesh në pasqyrë, mendon se përse trupi yt nuk është perfekt si ai i fotoshopuari i një modeleje. Se përse ato janë gjithmonë gati dhe duket sikur nuk iu mbin asnjë qime në trup? Ej, prit pak. Mos ndoshta i dashuri yt quhet Ryan Gosling?

    Nëse përgjigjia jote është “po”, kjo është vërtet fantastike, po hajde zgjohu tani.

    Nëse është “jo” që me të parën, atëherë boll u pe në pasqyrë po shko shih partnerin tënd. Nuk është aspak Ryan Gosling ë? Nuk është aspak perfekt, por ti e do dhe shkon në shtrat me të. E çuditshme, apo jo? Pyete veten se përse defektet e tij nuk e vrasin aspak dëshirën tënde. Ndoshta tërheqja seksuale nuk ka lidhje fare me trupin perfekt? Pse kaq hipokrit na qenka ky jo- Ryan-Gosling sa të kërkojë qimen në vezë? Dmth në trupin tënd? Nëse është kaq pak realizst sa ka marrë lupën dhe kërkon papërsosmëritë e tua, ndoshta është fiks tipi i idiotit, me të cilin nuk ia vlen të merresh më.

    Nëse je më shumë se 21 vjeç, me siguri një çikë celulit do ta kesh (një çikë theee?). Gjoksi yt nuk është më si atëherë kur ishe 19. Ka filluar të të dalë edhe ndonjë thinjë e madje edhte të tmerrshemt rrudha. Dhe meqë ti nuk paske fatin të flesh me Ryan Gosling (e ka zënë lemza vallë të shkretin, meqë po e kujtojnë kaq shumë këtej nga Shqipëria?), edhe këtij tipit me siguri do t’i jenë shfryrë ca muskujt. Edhe barku do t’i ketë marrë ca për kot. Edhe ndonjë gjë andej poshtë mund të ndodhë që nuk i punon si sahat. Se tani, përpiqemi, por jo të gjithë jemi perfektë. Kur ndihesh mirë me veten tënde, patjetër që edhe me të je në rregull.

    Ok, të vijmë aty ku e nisëm, se e zgjatëm e e bëmë tërkuzë. Po, qimet aty poshtë janë vërtet të bezdisshme. Por a mjaftojnë që ai të bezdiset kaq shumë? Pa dyshim që jo. Madje mund edhe ta eksitojnë. Të depilohesh tashmë është është e zakonshme, por ka shumë burra që i pëlqen gjendja jote natyrale (ti mos merr për kot dhe të fillosh të rrisësh ndonjë pyll). Disa betohen se do kthehet prapë në modë lënia e zonës intime e padepiluar. Ti bëj si të duash. Mund të përdorësh brisk, gërshërë, të bësh forma. Kjo varet nga ty. Por nuk duhet të jesh absolutisht një nimfë për t’u dukur seksi.

    Çfarëdo zgjedhje që të bësh, mundohu të mendosh për atë që i pëlqen atij nga trupi yt. Është trupi yt, jo i tiji! K.S. Tiranapost.al

     

    Burimi: Cosmopolitan