• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top Tv/Media

    Serial i ri grek, që do t’ju shijojë si një gotë “Brusko”


     

    Ka bërë xhiron e ekraneve në 40 vende të botës, për të ardhur të hënën në Shqipëri. Quhet “Brusko” dhe vjen nga Greqia, prodhim i vitit 2013, që mban firmën e Vana Dimitriou.

    Domosdo që është një histori dashurie, nga ato që detyrojnë të mbarosh shpejt e shpejt drekën për të nesërmen, të vendosësh çdo gjë në rregull, që ora 20.00 të të gjejë ulur në divan me pult në dorë: Shpejt të In Tv, fillon “Brusko”.

    Nuk do zbulojmë detajet, se e dimë sa acarohesh kur shkon në kinema dhe shoqja që ka qenë para teje të nxjerr nga qejfi filmin duke të treguar gjithë ngjarjen. Do tregojmë vetëm në vija të trasha se në ç’bosht rrotullohet seriali.

    Është historia e një djali dhe një vajze, që në prag të martesës me partnerët e tyre, shohin njëri-tjetrin dhe kuptojnë se jeta e tyre nuk do jetë siç e kishin menduar.

    Vajza nga Kreta dhe djali nga Qipro, njihen në një club të Athinës në festat e tyre të beqarisë, vetëm një ditë përpara dasmave. Si të ishte rrufe në qiell të hapur zbulojnë në të qindtën e sekondës se ajo që po kurorëzojnë nuk qenka dashuria e vërtetë dhe se kjo e fundit ndodhet para këmbëve, vetëm pak orë nga martesa. Por tepër vonë. Pasi betohet secili për dashuri të përjetshme dhe fillojnë jetën e tyre, fati luan edhe një here lojën e rastësisë dhe i takon sërish. “A do të prishen martesat?”. “A do të përmbysen jetët e ndërtuara nga tradhtitë?”

    Duhet zbuluar çdo ditë në “Brusko”, nga e hëna në të premte, siç e kanë zbuluar gjithë kurreshtje teleshikuesit në 40 vende, jo vetëm në Evropë, në Ukrainë, Estoni, Slloveni por edhe në kufijtë e përtejmë, në Lindjen e Mesme, në Azi, në Amerikën Latine, Izrael, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Argjentinë, Kolumbi, Peru, Meksikë, Venezuelë, Panama, Kili…

    Trekëndëshi klasik i dashurise zhvillohet mes Akilit- Melinës- Sifisit, që vijnë në këtë serial të interpretuar nga aktorët e njohur grekë Andreas Georgiou, Eleni Vaitsou dhe Apostolis Totsikas. Akili dhe Melina fshehin një sekret, që kthehet në boshtin që tjerr ngjarjet. Ok, e lamë me kaq. Dhe nuk ju kemi thënë asgjë. Takimi u la: të hënën, më 2 tetor, ora 20.00. Një gotë “Brusko”!

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post