Rajoni Te gjitha

Serbia sfidon Amerikën


Një gjykatë në Serbi dënoi katër persona me kusht dhe la të lirë tre të tjerë, që akuzoheshin se i kishin vënë zjarrin ambasadës amerikane në Beograd, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Tre nga të akuzuarit, Dejan Vuçkoviç, Dragan Marinkov dhe Marko Novitoviç, u dënuan me nga gjashtë muaj heqje lirie më kusht për dy vjet, ndërsa Milan Tomash, u dënua me pesë muaj heqje lirie.

Aktgjykimi i sotëm pasoi rikthimin e çështjes në rigjykim pasi që në shtator të vitit 2015, shtatë persona ishin dënuar më nga 5 deri në dhjetë muaj heqje lirie. Në nëntor të vitit 2016, gjykata e Apelit në Beograd vendosi rigjykimin.

Një person humbi jetën kur ambasada amerikane dhe disa ambasada tjera perëndimore u sulmuan nga grupe protestuesish që hodhën gurë e mjete tjera të forta dhe i vunë zjarrin ambasadës amerikane në shenjë kundërshtimi ndaj mbështetjes perëndimore për pavarësinë e Kosovës, që u shpall më 17 shkurt të vitit 2008.

Ende nuk ka pasur ndonjë reagim ndaj vendimit të sotëm të gjykatës serbe, por diplomatët amerikanë kanë kërkuar vazhdimisht nga Beogradi që të vërë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin mbi ambasadën amerikane. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *