Aktualitet

“Serbia e qytetarëve, Vuçiç në burg”, protesta kundër presidentit serb në temperatura nën zero

“Serbia e qytetarëve, Vuçiç në burg”,

Edhe pse dëbora ka mbuluar Beogradin dhe temperaturat janë nën zero, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke protestuar kundër Presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Me parrulla në duar, ata thonë: “Serbia e qytetarëve, Vuçiç në burg”.

Pas protestës së disa ditëve më parë, ditën e sotme në mbështetje të protestuesve ka dalë edhe një grup akademikësh dhe profesorësh universitarë.

“Nuk guxojmë të heshtim. Duhet t’i bashkohemi qytetarëve. Ky është një okupator dhe në këtë shtet ka pezulluar mundësinë e demokracisë, ka pezulluar drejtësinë, ndarjen e pushtetit, sistemin shumë partiak dhe mediat e lira e profesionale”, thotë një profesor.

“E vetmja mënyrë për të kthyer këtu rendin dhe ligjin dhe Kushtetutën është largimi i Vuçiç nga pushteti”, shprehet një gjykatës. /Tiranapost.al/