• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Serbia armatoset sërish, prezanton dhuratat ushtarake nga Rusia


    Serbia vijon të trazojë politikën në Ballkan dhe të ngrejë shqetësime për sigurinë me modernizimin e ushtrisë.

    Vetëm pak javë pas blerjes së një sistemi raketor francez, në Serbi ka mbërritur edhe kontigjenti i parë i ndihmave ushtarake nga Moska me tanke dhe mjete të blinduara. Disa dit më parë Rumania nuk i lejoi këto mjete të kalonin tranzit në territorin e saj për shkak të sanksioneve të BE-së ndaj Moskës.

    Presidenti serb Aleksander Vuçiç falenderoi homologun rus Vladimir Putin për modernizimin e ushtrisë së vendit të tij, por nuk sqaroi se si kishin mbërritur pajisjet ushtarake.

    Ndihmat ushtarake nga Rusia për Serbinë kanë shkaktuar shqetësime në Perëndim se mund të rrezikojnë paqen e brishtë në Ballkan. /Tiranapost.al/