Showbiz

Sepse mami im meriton të trajtohet kështu (dhe do ketë një 8 Mars të paharrueshëm)

Sepse mami im meriton të trajtohet kështu (dhe do ketë një 8

Kur vjen puna tek 8 Marsi, ne gratë nuk përmbahemi fare. Duam ta festojmë mirë, sa më mirë, të kënaqemi sa më shumë dhe të behemi shumë, shumë të bukura atë ditë. Eshtë gati-gati njëlloj me festimin e Vitit të Ri, vetëm se vetëm femëror. E meritojmë në fund të fundit që një ditë në vit të vëmë veten dhe jo të tjerët në plan të parë. E të kujdesemi veç për veten dhe gratë e tjera, për ato që kemi xhan e me të cilat festojmë. E para është mami, sigurisht. Jo më kot 8 Marsi më tepër sesa si dita e gruas festohet si Dita e Nënës. Dhe veç festës, nuk ka kuptim pa dhuratat.

Nga përvoja me mamatë tona kemi mësuar se përveçse ato kënaqen dhe lumturohen me gjithçka, qoftë edhe një telefonatë apo kartolinë, ka një dhuratë që ato do ta shijojnë pa masë dhe do t’u mburren shoqeve se kanë marrë gjënë më të veçantë në botë: trajtime estetike.

E meritojnë mbi gjithçka që të llastohen në një spa të vërtetë, të kalojnë një pasdite të tërë në “Bamboo Spa and Hammam” brenda Hotel Rognerit. Pasi janë lodhur gjithë jetën për mbarëvajtjen e familjes, pasi nuk pushojnë as edhe në ditë festash, i meritojnë më shumë se kushdo ca trajtime që do t’i çlodhin dhe do t’i bëjnë të ndihen të bukurat e dheut.

Një ritual në hamam për shembull, shoqëruar me larje flokësh me ujë trëndafili dhe me trajtim trupi me gjalpë e masazh “antiage” për fytyrën, mamin do ta bëjë të ndihet si mbretëreshë, siç quhet dhe paketa “My Queen Mother” e Bamboo Spa and Hammam.

Por mund t’i dhuroni edhe paketën tjetër, “Mother’s Glow”, ku pas relaksit ne banjon e avullit, mund të ndjejë efektin e lëkurës së shkëlqyeshme pas trajtimit të fytyrës dhe masazh me aromaterapi.

Ose mund të zgjidhni paketën “Mother’s Love”, ku kënaqësia e hammamit ose saunës, pasohet me një pedikyr dhe manikyr.

Ose që të kënaqeni edhe ju bashkë me të, përse të mos e kaloni bashkë këtë kohë? Paketa “Like mother’s like daughter” ju siguron që do kaloni një kohë të çmuar bashkë me mamin tuaj në Jacuzzi, si gjithë paketat e tjera më sipër ka të përfshirë tostin me avokado, çajin organik dhe ujin detox  dhe pastaj mund të shijoni të dyja masazhin e trupit dhe të fytyrës.

Ka vetëm një problem kjo dhuratë: mami juaj do kënaqet kaq shumë, sa do të dojë të bëhet shoqja juaj e ngushtë e trajtimeve në spa… Po ajo meriton kaq edhe më shumë, apo jo?! Do keni dhe të tjera festa pas 8 Marsit/Tiranapost.al