Aktualitet

Senati amerikan jep OK. Ratifikohet anëtarësimi për Malin e Zi në NATO

Amerika e do Malin e Zi në NATO dhe kështu ka dëshmuar edhe me vota, pasi 97 senatorë amerikanë kanë votuar në favor të Malit të Zi për tu anëtarësuar dhe vetëm dy prej tyre ishin kundër, senatorët republikanë Rand Paul dhe Mike Lee. Sipas ratifikimit kërkoheshin dy të tretat e votave nga 100 senatorë që janë gjithësej. Mali i Zi pret vetëm firmën e presidentit Trump dhe kështu SHBA ratifikon anëtarësimin e Malit të Zi.

Ndërkohë Rusia ka thënë më parë se NATO-s nuk i hyn në punë një vend i vogël me 650 mijë banorë dhe se s'mund të bëjë asgjë për NATO-n.

Donald Trump është shprehur kritik ndaj NATO-s duke thënë se ka shumë detyrime për të shlyer, megjithatë, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tilleson i ka kërkuar senatit një muaj më parë që të miratohet traktati para takimit të lartë të NATO-s, ku do marrin pjesë krerët .

Sipas Rex Tillerson, Mali i Zi duhet të jetë pjesë e takimit të NATO-s  si pjesë e vetë NATO-s pasi kjo gjë do tregonte dhe do përcillte mesazhin e fuqishëm për unitet transatlantik dhe se do përcaktonte kufinjtë përgjatë Detit Adriatik.

Senatorë të shumë si John MacCain thonë se anëtarësimi i Malit të Zi do të forconte vetë NATO-n dhe ky veprim do përcilllte edhe unitet.

Senate Armed Services Committee Chairman Sen. John McCain, R-Ariz., speaks to reporters on Capitol Hill in Washington, March 8, 2017.

Megjithatë, që Mali i Zi të futet në NATO duhet që marrëvëshja për anëtarësimin e saj të ratifikohet nga të 28 vendet e NATO-s, ndërkohë që kanë mbetur 3 vende që nuk e kanë mbyllur miratimin.

Lëvizja e Amerikës mund të shihet edhe si një sfidë e hapur ndaj Rusisë, për ti treguar se kush komandon. Gjithashtu, ky ishte një grup për Rusinë, që të mos përhapë ndikimin e saj në Europë.