• Shqip
  • English
  • E premte, 6 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha

    Sëmundjet e zemrës “armiku” më i madh i shqiptarëve, shkaktuan 53% të vdekjeve në 2018-ën


    Sëmundjet kardiovaskulare mbeten kërcënuesit kryesorë për jetën e banorve të vendit. Sipas INSTAT 53% e vdekjeve për vitin 2018 lidhen pikërisht me problemet me qarkullimin e gjakut. Sipas mjekëve specialistë ky trend është i vazhdueshëm dhe së fundmi po prek edhe moshat e reja.

    Krahas faktorit gjenetik, ata rendisin edhe një sërë faktorësh të jashtëm ndikues për sëmundjet e zemrës, si: jeta sedentare, aktiviteti i ulët fizik, dhe një dietë e papërshtatshme ushqimore.

    Referuar INSTAT, 11 mijë persona humbën jetën vitin e kaluar prej sëmundjeve që lidhen me zemrën dhe hipertensionin. /Tiranapost.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post