Aktualitet

Sëmundja që po u merr jetën fëmijëve

Numri i fëmijëve të cilët kanë humbur jetën si pasojë e diarresë, është reduktuar me një të tretën nga 2005-2015, kanë cilësuar studiuesit.

Rezultatet pozitive janë pasojë e aksesit në ujin e pastër dhe kanalizimet, ndërsa fëmijët e dobët dhe të kequshqyer po infektohen. Gjithashtu në rezultat kanë ndikuar edhe vaksinat e reja.

Megjithatë diarreja është ende vrasësi i katërt më i madh i fëmijëve globalisht, me rreth 500,000 vdekje në vit, ende pa mbushur moshën 5 vjeç.

Kjo shifër mund të jetë një nënvlerësim i rëndësishëm për shkak të mungesës së të dhënave në Afrikën Sub-Sahariane, ku ndodhin shumica e rasteve.Hulumtuesit amerikanë, të cilët analizuan të dhënat e studimit të ri në shkallë globale, cilësuan se një e treta e vdekjeve ndodhin në Nigeri dhe Indi.

Diarrea është cilësuar si një sëmundje e rrezikshme, e cila përkeqëson efektet e sëmundjeve të tjera si pneumonia dhe fruthi.

Dr Ali Mokdad nga Instituti për Matjet Shëndetësore dhe Vlerësimin, cilësoi se : "Pavarësisht nga disa reduktime premtuese në vdekshmëri, nuk mund të anashkalohet ndikimi shkatërrues i këtyre sëmundjeve”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka cilësuar elementët e mëposhtëm, si parandalues të diarresë:

-Aksesi në ujë të pijshëm të sigurt

-Higjiena e përmirësuar

-Larja e duarve me sapun

-Ushqyerja ekskluzive me gji për gjashtë muajt e parë të jetës

-Higjienë e mirë personale dhe ushqimore

-Edukimi rreth përhapjes së infeksioneve

-Vaksinimi Rotavirus

J.L, Tiranapost.al