• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Selfie-t kanë vrarë 259 njerëz në botë


    Teknologjia është ulur këmbëkryq në jetët tona dhe nëpërmjet saj mund të ndajmë shumë aspekte të ditës sonë. Fotografitë e vetes të njohura ndryshe si selfie janë kthyer në metodën më të përhapur të vetëshprehisë dhe shpesh edhe të narcizizmit. Të gjithë duam që fotot tona të jenë perfekte, por qasja ndaj saj po bëhet shumë e rrezikshme madje edhe vdekjeprurëse. Ekspertët tregojnë se që nga viti 2011 deri në vitin 2017, dëshira për të bërë një selfie perfekte i ka marrë jetën 259 personave në mbarë botën. Të vdesësh për një fotografi është e llahtarshme. Gratë dhe vajzat kanë tendencën të bëjnë më shumë fotografi vetes por të dhënat tregojnë se tre të katërtat e viktimave të fotografive janë meshkuj. Ka një shpjegim për këtë. Burrat dhe djemtë janë në kërkim të adrenalinës dhe nëpërmjet saj manifestojnë kurajon, lirinë dhe pushtetin. Nevoja për admirim dhe vlerësim është më kryeneçe tek meshkujt dhe i bën ata të kaplohen nga deliri, thonë ekspertët. Të dyja gjinitë kërkojnë aprovim në rrjetet sociale dhe për të marrë këtë aprovim, ata janë në gjendje të sillen në mënyrë të rrezikshme. Për shembull, një grua shtatzënë në Turqi ra nga një lartësi prej 230 metrash  teksa përpiqej t’i bënte një fotografi vetes. Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për kufinjtë e vetes, thonë ekspertët. Për shembull, një vajzë ruse ra nga kati i nëntë i pallatit teksa i bënte fotografi vetes ndërsa një burrë në Indi u mbyt nga ariu teksa dëshironte të bënte foto me të. Numri më i madh i vdekjeve nga fotografitë regjistrohet në Indi, ndjekur nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani.

    Mania e fotografive tani është faktor kyç për shumë zgjedhje në jetë, përfshirë edhe pushimet e vitit. Njerëzit përpara se të zgjedhin ku do të shkojnë me pushime, krijojnë edhe idetë e tyre në kokë për fotografitë perfekte dhe nëse nuk i realizojnë atëherë zhgënjehen me veten, vendin dhe pushimet. Në aspektin fiziologjik, ekspertët paralajmërojnë se pas shkrepjes së një fotografie, në tru çlirohet një hormon që shkakton varësi, ndaj kini kujdes.

    *Ky post u përshtat nga dailysabah dhe është realizuar nga U.D.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post