• Shqip
  • English
  • E premte, 6 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Selenicë/ I dënuari për trafik droge u qëllua me 7 plumba, çfarë dëshmoi gruaja dhe vëllai


    Viktima që u gjet dje nga kalimtarët në rrugë, Laver Tozaj mësohet se është qëlluar me 7 plumba, dy në kokë dhe pesë të tjerat në pjesën e kraharorit.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës  në Selenicë të Vlorës. Viktima u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës, ndërsa sipas mediave informative dyshohet se krimi është kryer nga një autor, i cili shfrytëzoi faktin se zona nuk kishte drita dhe se mund ta ketë njohur mirë zonën.

    Pista e vetme e hetimit lidhet me atë të hakmarrjes për shkak të shkuarës kriminale të viktimës si trafikant droge, për të cilën në 2005 është dënuar me 6.8 vite burg.

    Policia njoftoi se Tozaj kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi. Ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje të bashkëshortes dhe vëllait të tij, mohuan të kenë pasur konflikte./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post