• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 26 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Selena Gomez shtrohet në një spital psikiatrik


    Selena Gomez është shtruar në një spital ku kurohen probleme të shëndetit mendor. Transplanti i veshkës, ndarja nga Justin Bieber dhe gjithçka që i ka ndodhur kohët e fundit, e kanë çuar këngëtaren dhe aktoren në një gjendje jo të mirë ankthi dhe depresioni.

    “Selena po përpiqet të rikthejë fokusin dhe të mos i lejojë problemet e shëndetit mendor t`i prishin punë”, thotë një burim pranë saj. I njëjti burim tregon që kohët e fundit Selena ka qenë duke shkruar muzikë e duke qëndruar në një fshat për të qenë në kontakt me natyrën. Është ndjerë e mbingarkuar.

    *Ky post u përshtat nga E Online dhe është realizuar nga Fabjola Hije.