AktualitetTe gjitha

Sekuestrohet gomonia me drogë, policia në kërkim të poseduesit


(Foto ilustruese)

Është sekuestruar një gomone rreth 7 metra e gjatë dhe me 2 motorë  të fuqishëm në afërsi të Karaburunit.

Operacioni është kryer ditën e  sotme me bashkëpunim të Delta Forcë dhe Policisë së Shtetit.

Policia njoftoi se u sekuestruan dy pako me drogë, sasia e të cilave ende nuk është bërë e ditur dhe disa  bidona benzine.

Forcat e policisë kanë nisur krehjen e zonës dhe hetimet për gjetjen e pronarit të gomones./Tiranapost.al