Aktualitet

Sekuestrohen shuma të mëdha parash nga 3 banka në Fier. Dyshime për...

Dyshohej për pastrim parash policia e Fierit ka sekuestruar në tre banka të ndryshme 245.253 dollarë, 280.000 lekë të reja dhe 110.000 Euro, të shoqërisë "BP-2014".

Këto para janë depozituar nga ortakët e kësaj shoqërie B.Ç dhe D. C, në tre banka të nivelit të dytë.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqërie dhe përfaqësuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të parave./ Copyright Tiranapost.al