Aktualitet

Sekuestrohen dy mjete lundruese në Vlorë; Dy italianët braktisin gomonen

Policia kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë të Vlorës dhe Guarda di Finanzia kanë bllokuar dy mjete lundruese që dyshohej se do përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike.

Mjeti i parë lundrues u bllokua në zonën e Petroliferës ndërsa mjeti i dytë  u bllokua në zonën e pyllit të Akërnisë.

Dyshohet se mjeti i parë mund të ketë ardhur nga Italia dhe se drejtohej nga dy shtetas italianë të cilët sapo kanë pare policinë kanë fshehur mjetin dhe janë larguar. Mjeti i dytë tip Skaf është gjetur i hipur në një karele dhe në afërsi të saj ndodhej  një mjet tip kamioncinë.

Policia vijon kontrollin e zonës dhe punën për zbardhjen e rrethanave për të dyja ngjarjet./Copyright TiranaPost.al