Showbiz

Sekretin e akullores që bëhet për 5 minuta na e mësoi Linda Fishta

Sekretin e akullores që bëhet për 5 minuta na e mësoi Linda

Receta e akullores me vanilie që Linda Fishta na tregoi është në fakt ide e Martha Stewart, sipërmarrëse dhe ish-modele amerikane. Përveç shijes dhe aromës e mira e kësaj akulloreje është fakti që bëhet për 5 minuta e nuk ngrin. Kështu mund t`ia japësh pa frikë edhe fëmijëve.

Përbërësit

1 kuti qumësht panda ( 400g)

500 ml pana e ftohtë nga frigoriferi

1 bustinë vanilie

2 lugë gjelle liker: vov , ose marsala, ose limoncello, ose atë që keni ju në këtë rast nuk ka shumë rëndësi pasi akullorja ka shije vanilie dhe pranon cdo lloj likeri.

Përgatitja: Rrahim panën sa të bëhet si shkumë jo shumë e ngrirë me rrahësin elektrik. Shtojmë më pas qumështin panda të cilin e kemi përzier më parë në një tas me likerin. E perziejmë tani me shpatull me kujdes me lëvizje nga poshtë lart.

E hedhim në një kuti me kapak që duron temperaturën e ngrirjes në freezer. Mund të përdorni kutitë që keni blerë më parë me akullore.

E lëmë të pushojë tek ngrirja për 7-8 orë.

Servireni sipas dëshirës me reçel, ose copa frutash të freskëta.

Bëhet për 5 minuta dhe është tepër e mirë. Nuk ngrin kurrë në sajë të likerit që përmban prandaj nëse nuk keni liker në shtëpi më mirë mos e bëni. Kur ta konsumoni nxirreni në moment pasi shkrin menjëherë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije marrë nga Instagrami i Linda Fishtës