Aktualitet

Sekreti që fshihet në këpucët e Kate Middleton

E pra se s`kishte mundësi tjetër. Ne i veshim këpucët me taka nga shtëpia e deri te makina në rastin më të mirë ose te autobusi në rastin më të keq dhe vdesim nga dhimbjet. Kate i vesh e i mban gjithë ditën, aq sa i zgjasin ato takimet dhe eventet e rëndësishme. Në këto kushte do të thotë që ajo të ishte çmenduar nga dhimbjet, kallot, flluskat me ujë dhe të rrjepurat e gjakosura. Të gjitha ne i kemi këto, por Kate jo sepse ka menduar në mënyrë të mençur. Vetë ajo ose dikush që kujdeset për të ka zbuluar se nëse i vendoset këpucëve brenda një shtresë prej lëkure ato nuk vrasin. Këtë gjë e bën me çdo palë këpucësh dhe ja ecën serbes-serbes.Vetëm për 20 dollarë. Kaq kushton modifikimi që i bën.

kate0