• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Sekreti i martesës sonë 37-vjeçare të lumtur janë dashnorët


    Në pamje të parë ne dukemi familja e lumtur dhe krejtësisht normale që rrit tre fëmijë, që kemi karriera të suksesshme dhe shtëpi të bukur. I kemi të gjitha këto, por asnjë prej tyre nuk është çelësi i suksesit të martesës sonë. Sekreti qëndron tek dashnorët. Secili nga ne ka një lidhje paralele.

    Jemi martuar 37 vjet më parë dhe kur kthej kokën pas pyes veten: Si u martova aq shpejt, 22 vjeçe?

    Kemi kaluar vite të mrekullueshme, ardhja e fëmijëve në jetë ka qenë bekim, por kemi pasur edhe debate, ndarje, pabesi dhe ngërç seksual.

    Ka pasur raste kur burri im, Gjoni, ka qenë njeriu i fundit në këtë botë me të cilin do doja të ndaja ndenjat e mia më të thella. Netë të tëra i kam kaluar duke qarë pse gjendem në shtrat me të. Dhe pastaj jam hedhur në krahët e ndonjë burri tjetër dhe jam ndjerë mirë si asnjehërë më parë.

    Gjithçka nisi kur djali ynë ishte 6 vjeç dhe i lexova një mesazh nga kolegia, Helen. Që nga ajo ditë u bëra xheloze e çmendur. E telefonoja në çdo moment. Çmendesha ku shkonte në udhëtime pune bashkë me Helenën. Po vuaja shumë dhe një ditë të bukur vendosa që të ndryshoja veten, jo burrin.

    Iu riktheva menjëherë studimeve, nisa punë dhe fillova të udhëtoja për punë e për qejf. Tani ishte radha ime të dilja nga shtëpia.

    Dhe pikërisht udhëtimet e punës më dhanë mundësinë që të gjeja rastin ta tradhtoja. Hera e parë ndodhi krrejt rastësisht në një hotel, teksa po punoja në laptop, në holl. Një burrë i pashëm m`u afrua dhe më tha: Dëshiron të pimë diçka? Përse jo, mendova me vete dhe e dija që do përfundonim në shtrat. Të nesërmen u ndjeva sërish e gjallë.

    Kurrë nuk e diskutuam këtë marrëveshjen tonë të heshtuar, për të mos pasur një martesë monogame, por po ndiheshim mirë. Është e çuditshme por Gjoni dhe unë ndiheshim mirë kur rrinim me njëri-tjetrin, shijonim së bashku rritjen e fëmijëve tanë që janë qendra e botës për ne.

    Pastaj erdhi një fatkeqësi për Gjonin. Helena dhe i shoqi u larguan për në Australi. Ai u mërzit shumë. e kuptoja çdo ditë se sa i mungonte. Fillova ta ftoja për dreka në restorant për në kinema. Për herë të parë po më vinte keq për të. Duhej ta donte shumë. Ikja e saj sikur na afroi ne të dyve.

    Ky mund të ishte momenti i shkëlqyer për të rikthyer normalitetin në marrëdhënien tonë, për t`i dhënë fund lidhjeve jashtëmartesore, por jo. Unë s`e bëra. Vazhdova të bëja paralelisht jetën time. Këtë herë me një burrë 15 vjet më të vogël.

    Kur Paulin më la, Gjoni m`u gjend afër, siç bëra unë dikur, kur Helena iku. Ne nuk e diskutuam kurrë se çfarë ndodhi, por Gjoni duhet ta ketë marrë vetë me mend.

    Unë mendoj se çështjet e martesës mund të diskutohen. Se pabesia nuk është fundi i botës. Unë dhe Gjoni ishim shumë të rinj kur u martuam dhe është normale të kemi pakënaqësitë tona me kalimin e kohës. Po kjo s`do të thotë që nuk e duam njëri-tjetrin, se nuk deshëm asnjëherë të ndaheshim. Pavarësisht të gjithave ne kemi qenë gjithmonë bashkë kur rritëm fëmijët, kur humbëm prindërit dhe në çdo problem tjetër familjar.

    *Ky post u përshtat nga The Telegraph dhe u realizua nga Fabjola Hije

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post