• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Iphone Tech

    Sekreti i iPhone 7, ngjyra e kuqe


    Kompania “Apple” ka publikuar një sërë pajisjesh të reja për iPhone 7, pas një rënieje të habitshme të numrit të shitjeve. iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus pritet të dalin në treg në një ngjyrë të kuqe alumini, moment i cili do të shënojë dhe 10 vjetorin e daljes në treg të iphon-ave të parë. iPhone i ri i kuq i cili do të ketë logon e famshme të kompanisë me material çeliku do të jetë i disponueshëm në 128 GB dhe 256GB memorie.

    Ky edicion special i iPhone pritet të dalë në qarkullim në datën 24 Mars. Shtitja nga këto telefona do të shkojnë për bamirësi tek  njerëzit të infektuar me AIDS, tuberkolozë dhe malarie. Pikërisht kjo ngjyrë përfaqëson kauzat e bamirësisë për të cilat telefoni po del në treg.

    Kryesisht këto fonde do të përdoren për njerëz të infektuar në Afrikën sub-saharian, ku jetojnë 2/3 e njerëzve të infektuar me HIV AIDS. 100% e fitimeve nga shitja e këtyre telefonave do të shkojë për trajtim të të sëmurëve, këshillime dhe programeve të parandalimit të përhapjes të sëmundjeve me një fokus të veçantë në parandalimin e përhapjes të sëmundjes nga nëna te fëmija.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690