• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Sekretet e ushqimeve të pranverës


    Anjeza Maja/ Sot kam dëshirë të ndaj me ju atë që mësoj, flas dhe bëj çdo ditë në këtë pranverë.

    E para që në mëngjes pas lëngut të frutave ose për shpejtësi, të një bananeje, kapuçinos, flas për ushqimin, palestrën, gardërobën dhe ëmbëlsirat.

    Njëjtë dhe për ju?

    Pranvera më mundëson ecjet në natyrë, pa makinë, dhe më shumë kohë për aktivitet fizik që zakonisht e kombinoj me ushqimin e duhur, veçanërisht prodhime të stinës.

    E kam mësuar në emision që ne duhet të hamë atë që natyra na jep sipas stinës pasi ajo e ka përshtatur prodhimin për nevojat e trupit tonë.

    Ju ka marre malli për kajsi apo pjeshkë? Tani është koha e duhur, ose byrek me lakërishte apo pispili, pse do ishit kundër, të një gjellë me mish dhe bizele. Nxitoni t’i përfshini çdo ditë në tryezë pjatat e mësipërme të shoqëruar me një sallatë me radhiqe, marule e qepë të njoma, të gjitha të freskëta plot antioksidant e minerale të stinës.

    Kontakti më  frigoriferin është më i shpeshtë këto kohë; do ishte mirë një sistemim. Ku perimet dhe frutat i vendosim në plan të parë dhe ato që sugjerohen më pak, pas tyre; të mos na i zërë rrezja e shikimit.

    Në këtë mënyrë kur jeni të uritur “e sytë nuk ju shohin” dora do t’ju zërë të parën që iu del përpara, në rastin tonë, fruta e perime.

    Sado i kujdesshëm të jesh me regjimin një akullore është ëmbëlsira e preferuar e pasditeve të gjata  jashtë, por jo gjithmonë. Nëse doni një shije të përafërt që mua ka filluar të më pëlqejë është kos i hedhur në një gotë të bukur, mundësisht tek ajo e akullores, më luleshtrydhe të stinës, pak çokollatë e zezë të thërrmuar sipër – e kështu e shijoj, pa ia bërë me hile vetes, por akullores po ama (qesh).

    E kështu besoj që ndava me ju disa truke dhe shije që unë dua t’i duam e promovojmë të gjithë bashkë.

    Sinqerisht duke folur për ushqimin deri tani po më hahet vërtet, po mendoj për një pispili me miell misri ose me polenta që është më pak e bluar, bëhet shumë e mirë më tha ime motër, do i shtoj të gjitha llojet e lakrave, qepë të njoma, kos, veze, vaj ulliri, kopër të freskët, dhe besoj se pa frikë mund të ha edhe dy racione. Anjeza Maja. Blogu – It’s butter baby/ Copyright Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]