Showbiz

‘Sekretet e Portokallisë’ zbulojnë konfliktin e Rez Veleshnjës dhe Altin Bashës. Fajin e kishin Elvana Gjata dhe Jonida Vokshi

‘Sekretet e Portokallisë’ zbulojnë konfliktin e Rez

Rezart Veleshnja, aktori që luan në “Portokalli” Betim Spërdhimën dhe që imiton Arian Çanin, Ardit Gjebrean e shumë prezantues të tjerë tregoi dje në “Sekretet e Portokallisë” si ishte punësuar në këtë program humori.

“Në fakt unë shkova tek një fallxhore bashkë me një shoqen time Ornelën që shyqyr Zotit është gjallë dhe mund ta dëshmojë. Ishte shumë e habitshme. Ajo e kishte shtëpinë tek treni. Sa më pa më tha: Mua më del këtu që ti je artist. Dhe u habita. Kur sapo dal nga aty më telefonon një numër me 06920… e hapa dhe më tha: Alo, jam Altin Basha. Mund të vish për një audicion në ‘Portokalli’?

Mbeta si i shtangur se unë kam një histori me të. Kur ishin në akademi, unë për aktrim dhe Elvana Gjata e Jonida Vokshi për regji kishin një lojë. Gjenim kovat kur pastrueset sapo kishin larë dhe ia hidhnim njëri-tjetrit në kokë. Një ditë ato u bënë bashkë, morën kovën, ma hodhën mua, por unë ula kokën. Isha afër dritares dhe uji ra poshtë. Kur zgjas kokën ç`të shikoj syzet e Altin Bashës ishin gjysmë të rëna. Ai ishte bashkë me atë profesorin që imitoj unë në rol. Altini më pa dhe më tha: Ti mbaje mend çfarë kam për të të bërë. Do të ta nxij. Në fakt unë isha i pafajshëm. Fajin e kishin Elvana dhe Jonida.

Tani të kthehemi te dita e audicionit. Për mua i kishin thënë aktorët e Portokallisë. Merr Rezi se është shumë i mirë për imitime.

Kur unë hyra atë ditë për audicion ai ishte në mbledhje me gjithë trupën, hapa derën dhe sa më pa më tha: Çfarë kërkon ti këtu more? Jashtë urgjent! Profesor, jam Rezi i thashë. Ai s`ma kishte ditur emrin”.

Gjithsesi audicioni shkoi mirë dhe Rezi u bë pjesë e trupës e sot s`ka lënë prezantues pa imituar.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar "Sekretet e Portokallisë" në Top Channel

http://www.tiranapost.al/ardit-gjebrea-dhe-arian-cani-nuk-na-jane-dukur-kurre-kaq-te-lezetshem/