Showbiz

Sekrete bukurie falas nga Arbër Bytyqi

Sekrete bukurie falas nga Arbër Bytyqi

Makeup artisti Arbër Bytyqi ka dhënë një intervistë në Instastoryn e tij. “Më bëni një pyetje”, shkruan ai dhe ndryshe nga personazhet e tjetër të njohur, të cilët i pyesin për jetën private, të gjithë po i kërkojnë këshilla bukurie. Përse të mos e shfrytëzonin momentin që nuk vjen shpesh. Për më tepër kur këshillat vijna nga një prej makeup artistëve më të preferuar të vajzave të showbizit, disa prej të cilave e kanë zgjedhur për t'i bërë nuse, si Marina dhe Rona e disa për t'u kuruar imazhin gjatë xhirimit të klipeve si Tuna.

[caption id="attachment_111733" align="aligncenter" width="552"](Marina Vjollca, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_287157" align="aligncenter" width="560"](Rona Nishliu, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_287160" align="aligncenter" width="569"](Tuna, foto nga Instagrami)[/caption]

Jua kemi thjeshtuar punën duke e përmbledhur më poshtë, pyetjet e ndjekësve e përgjigjet e specialistit. Tani do bëhesh edhe më e bukur pa shpenzuar shumë para. Arbri i ka treguar sekretet megjithë emrat e markave të preferuara.

Çfarë fondatine përdor?

Vetëm krem hidratant SPH 30 dhe minimizues poresh nga Benefit Cosmetics.

Nga kush frymëzohesh për makeup-in?

Nga Makeup by Mario dhe Makeup by Ariel. Janë inspirimi im më i madh.

[caption id="attachment_287174" align="aligncenter" width="525"](Arieli dhe Arbri, foto nga Instagrami)[/caption]

Çfarë fondatine preferon për një fytyrë të yndyrshme?

Faux Filter nga Huda Beauty dhe Stick Foundation nga Anastasia Beverly Hills.

Për sytë blu ose jeshilë çfarë toni shkon?

Ngjyrat më të ngrohta të dheut si portokalli ose kafe.

Cili makeup është i mirë për përditshmëri?

True Match Foundation nga Loreal Makeup.

Unë kam shumë qejf të vendos qerpikë, por asnjëherë nuk më qëndrojnë mirë. Përse?

Eyelash extension duhet të bëhen nga profesionistët dhe qerpikët duhet të jenë mink-silk lashes. Përndryshe syri del i rënë dhe qerpikët natyral dëmtohen.

Në galeri gjenden fotot e Instastoryt me pyetjet e ndjekësve dhe përgjigjet e Arbër Bytyqit.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.