Aktualitet

Segmenti i rëndësishëm që do bllokohet sot në autostradën Tiranë-Durrës. Ja nga do kaloni

Sot në autostradën Tiranë-Durrës do të bllokohet një pjesë e rëndësishme. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se punimet do të nisin në orën 06:00 të mëngjesit në segmentin Ura e Dajlanit-Mbikalimi i Sukthit, në drejtim të Durrës-Tiranë.

Si devijohet trafiku:

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se marte date 26/06/2018.

2. Automjetet qe udhetojne nga Durresi ne drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

3. Ky devijim do të përfundojë deri ditën e martë datë 26/06/2018 ora 24:00

Plani menaxhimit të trafikut i sipercituar mund të ndryshoj ne varesi te kushteve te motit, ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.

Ju njoftojme se punimet e fazes e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit - Ura e Dajlanit drejtimi Tirane - Durres kane perfunduar dhe segmenti rrugor eshte i hapur per trafikun perpara afatit te parashikuar.

Punime edhe në Fier-Patos

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se te marte ne oren 08-00 te mengjesit do te filloje faza e pare e ndërhyrjes per rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazen lindore e qytetit nga Hyrje Fier (rotondo e Sheqit) - Rethrrotullimi Patosit në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze te sinjalistikes provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 08:00 te dites se marte date 26/06/2018.

2. Automjetet qe udhetojne ne drejtimin Fier - Vlore/Gjirokaster do te devijohen​ nepermjet qytetit te Fierit dhe unazes perendimore te tij.

3. Ky devijim do te vazhdoje deri ne nje njoftim te dyte.

Ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.