Showbiz

Secili për qejfin e vet. Bradley dhe Irina më mirë të ndarë

Secili për qejfin e vet. Bradley dhe Irina më mirë të

Është shumë më mirë që një marrëdhënie e palumtur të përfundojë se sa njerëzit të qëndrojnë të sforcuar në një marrëdhënie. Ja Bradley dhe Irina po argëtohen secili për qejfin e vet. Ajo ka nisur pushimet në malet me dëborë, në të cilët ka zbritur me helikopter, kurse ai ka dalë për të pirë me shokët.

[caption id="" align="aligncenter" width="588"] Bradley Cooper, foto nga BackGrid[/caption]

Ajo ka postuar vetëm foto të peizazhit para saj, kurse Bradley-n të veshur sportiv e të shkujdesur e kanë fotografuar paparacët.

[caption id="" align="aligncenter" width="512"] Irina Shayk, foto nga Instastory[/caption]

Çifti i dha fund marrëdhënies nga e cila kanë edhe një vajzë dhe ftohja mes tyre mendohet se erdhi gjatë xhirimeve të “A star is born”, filmit të fundit të Bradley-t.

“Falenderoj Irinën që më qëndroi pranë dhe pati durim kur unë mbyllesha për orë të tëra në studio për të kompozuar këngën”, tha Bradley gjatë ndarjes së çmimeve Oscar, meqë kompozoi kolonën zanore të filmit, po ja që Irina s`paska duruar dhe aq me qejf.

*Ky post u përshtat nga  dhe është realizuar nga Fabjola Hije.