Kosova

Kosova e ndjeshme për vajzën që u abuzua seksualisht nga profesori dhe polici. Seancë e jashtëzakonshme

Kosova e ndjeshme për vajzën që u abuzua seksualisht nga

Është vendosur nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme që të mbahet seancë e jashtëzakonshme. Mësohet se kjo seancë që do nisë në orën 12:00 mbahet në formë reagimi e diskutimi lidhur me rastin e abuzimit seksual ndaj 16 vjeçares në Drenas e cila mbeti shtatzënë.

Mediat e Kosovës shkruajnë se mbledhja e jashtëzakonshme është kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosja dhe Partia Alternative. Kujtojmë se ka pasur një reagim të madh nga qytetarët e Kosovës të cilët u mblodhën edhe dje me slogane në duar ku kërkonin dënimin e profesorit, policit dhe mjekut që ka kryer abortin e të miturës në klinikën e tij si dhe mbrojtje për gratë dhe vajzat.

Image result for protesta ne drenas

Ndërkohë më poshtë keni reagimin e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj për ngjarjen e rëndë!/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/shkoi-te-denonconte-mesuesin-16-vjecarja-abuzohet-seksualisht-edhe-nga-polici/

http://www.tiranapost.al/e-abuzuan-seksualisht-mesuesi-dhe-polici-nena-e-16-vjecares-rrefehet-mes-lotesh/

http://www.tiranapost.al/mesuesi-nisi-te-shkruante-ne-facebook-16-vjecarja-nga-kosova-rrefen-si-u-abuzua-nga-profesori-dhe-polici/