Aktualitet

Seanca maratonë ndaj Saimir Tahirit, kush është përfaqësuesi i SHBA që ndoqi gjyqin

Seanca maratonë ndaj Saimir Tahirit, kush është

Seanca maratonë e zhvilluar sot në Gjykatën për Krime të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahir, është ndjekur nga një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.

Personi me kostum që shihni në foto është përfaqësuesi i Ambasadës, i cili nuk i është shkëputur për asnjë çast seancës gjyqësore. Me një shishe ujë në dorë ai ka pritur nisjen e procesit pas 30 minutave pushim që gjykata vendosi pas përfundimit të mbrojtjes.

I njëjti përfaqësues ka qenë prezent edhe në dy proceset me ndjeshmëri në publik. Më konkretisht ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, të cilët në total u dënuan me 55 vite burg nga Shkalla e Parë, si dhe në procesin ndaj të cilësuarit “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balilit, i cili u dënua me 10 vite burg.

Gjykata vendosi që më datë 19 shtator në orën 09:00 të jepet vendimi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, tani mbetet për t’u parë nëse do të jetë i pranishëm apo jo përfaqësuesi i Ambasadës amerikane./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/15-minuta-pushim-tahiri-perfundon-mbrojtjen-ne-gjyq-ja-tabela-qe-mbante-gjithe-kohen-ne-duar/

http://www.tiranapost.al/saimir-tahiri-i-del-ne-mbrojtje-vartesve-te-tij-ishin-ato-te-paret-qe-denoncuan-habilajt-per-trafik-droge/