• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore My Tirana Të gjitha

    Së shpejti nis transformimi i Piramidës


    Këndi i lojërave pranë tek Piramida ishte vetëm projekti i parë i ndërhyrjeve në këtë zonë. Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se do të bëhen një sërë rikonstruktimesh për ta kthyer Piramidën në një qendër të kulturës për të rinjtë dhe jo vetëm.

    “Kemi filluar ndërhyrjet nga jashtë për ta transformuar Piramidën edhe nga brenda në një qendër të madhe kulturore, kryesisht me fokus të rinjtë, për ata që duan të merren me teknologjinë e informacionit, që duan të merren me art, me libra, kinematografi, teatër”, tha Veliaj.

    Ai theksoi se transformimi i Piramidës do të fillojë brenda këtij viti, ndërsa arkitektë të njohur vendas dhe të huaj po punojnë për projektin.

    “Arkitekti i njohur Winy Maas, i cili ka bërë disa nga kryevepra në botë, i është bashkuar ekipit tonë për ta sjellë në platformën finale propozimin për transformimin e Piramidës. Nga një “vrimë e zezë” si nga jashtë edhe nga brenda, Piramida do të kthehet në një burim energjie”, tha ai./ E.D/ Copyright Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690