• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Se çfarë po ndodh në Kadastrën e Vlorës, Lame: Do dëgjoni edhe për qytete të tjera, piramidat e vjetra të pushtetit kanë rënë


    Kadastra e Vlorës në krizë institucionale, me tre drejtorë të dorëhequr në brenda pak kohësh, mes dyshimeve siç flitet në media për një vendim gjykate për një pronë në bregdet, që sipas Gjykatës së lartë duyhet bllokuar dhe jo të shitet apo të kryhen akte të tjera me të.

    Për atë që po ndodh, ka folur drejtori i Kadastrës Artan Lame nga Elbasani. Sipas Lames, vlonjatët janë më të padurueshëm se të tjerët dhe se gjithçka po ndodh për arsye se kanë rënë piramidat e vjetra të pushtetit. Lame tha:

    “Probleme si në Kadastrën e Vlorës do të dëgjoni edhe në qytete të tjera. I vetmi ndryshim në Vlorë është se nuk gjen një njeri me emrin ‘Durim’. Në Vlore njerëzit janë më të padurueshëm se të tjerët”

    Lame tha se nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmërinë.

    Lame paralajmëroi raste të tjera si në Vlorë edhe në rrethe si: Sarandë Shkodër apo Lezhë.

    Fjala e plotë e Artan Lames:

    “Probleme si ky i Vlorës do të dëgjonin në shumë qytete të tjera. Ndoshta për fat të keq, që sot jemi në Elbasan për të mbyllë legalizimet, do dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Elbasan. Po dëgjoni në Durrës, do dëgjoni në Shkodër, për fat të keq do të dëgjoni edhe në Sarandë. I vetmi ndryshim i Vlorës me qytete e tjera, është që ajo që sic thotë kryeministri Rama që nuk gjen në Vlorë njeri që quhet “Durim”. Janë më të padurueshëm se të tjerët, probleme të tilla do të dëgjoni ngado për një arsye shumë të thjeshtë: kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrje dhe të pushtetit dhe tashmë nuk ka askush që të mbrojë paligjshmëritë dhe gjërat e bëra keq në njëzet e ca vjet. Kjo është e gjitha nuk asnjë arsye tjetër. Do të dëgjoni shumë shpejt problematika të tilla në të gjithë Shqipërinë”./ Tiranapost.al. E.B

    Përplasjet për një vendim gjykate dyshohet të kenë çuar në tre dorëheqje në Kadastrën e Vlorës

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]