Aktualitet

S'do lejohet më muzikë e lartë nëpër lokale

Po vjen vera dhe të gjithë e dimë atë zhurmën që krijohet sidomos nga muzika e lartë. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka thënë se këtë sezon veror do të marrë masa që të mos ketë më zhurmë.

Ai tha se ministria do të marrë lejet mjedisore hoteleve, bareve apo restoranteve që do të shkaktojnë ndotje akustike.

14681688_1777043102583326_1677399771452965876_n

“Në bazë të planeve që do të përcaktojnë vetë bashkitë Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për zhvillimin e aktivitetit në rast se zhurmat janë jashtë parametrave të lejuar”.

Po ashtu ministri tha se do të ketë një hartë ku do të mund të suhtrohen sportet e ujit për të ruajtur sigurinë. një tjetër gjë e rëndësishme është se çdo biznes duhet të ketë të paktën një person që të japë ndihmën e shpejtë./ Copyright Tiranapost.al